DigiVerse
organized by Satellite Zone @satellitezone_
with Alessia Podgorica, Jon Azizaj, and Pediona Dautaj, curated by Inda Sela, Kristanja Çene, and Resina Meçani
📅 29, 30 Nov & 1 Dec
🕗 11:00 – 20:00
📍 Villa of the Institute for the Integration of Political Victims
DigiVerse explores the revolutionary potential and limitless possibilities of digital technology in the area of contemporary art. By blending innovation with creativity, the exhibition challenges our perceptions of reality and invites us to navigate a new digital landscape, one where communication, collaboration, and artistic expression converge. In this dynamic showcase, three young artists offer a distinct narrative, reflecting their engagement with the digital realm. Alesia Podgorica chooses to illustrate the image through digital painting and seems to constantly search between the pixels for the intersections of her new research cycles. Jon Azizaj, through digital photographic techniques, expresses the seductive and dynamic movement of light morphing into an illusory force burning brightly, glowing, and eventually fading. This transformation plays with the viewer’s sense of perception. Pediona Dautaj’s video art presents a continuous flow of sequences in the form of a carousel, without a clear origin or destination. The fluidity of her work encourages viewers to lose themselves in the leading spheres of the artist’s thoughts. In this context, these three artists collectively unify the digital world with the universal inner world, offering an immersive experience that resonates as a unique whole.
Image: Jon Azizaj, Forgotten, 2024
🇦🇱
DigiVerse
organized by Satellite Zone @satellitezone_
with Alessia Podgorica, Jon Azizaj, and Pediona Dautaj, curated by Inda Sela, Kristanja Çene, and Resina Meçani
📅 29, 30 Nëntor & 1 Dhjetor
🕗 11:00 – 20:00
📍 Vila e Institutit për Integrimin të Përndjekurve Politikë
DigiVerse eksploron potencialin revolucionar dhe mundësitë e pakufishme të teknologjisë digjitale në fushën e artit bashkëkohor. Duke përzier inovacionin me kreativitetin, ekspozita sfidon perceptimet për realitetin dhe fton spektatorin të eksplorojë një peizazh të ri digjital, ku komunikimi, bashkëpunimi dhe shprehja artistike bashkohen. Në këtë shfaqje dinamike, tre artistë të rinj ofrojnë një rrëfim të veçantë, duke reflektuar përfshirjen e tyre në botën digjitale. Alesia Podgorica zgjedh të ilustrojë imazhin përmes pikturës digjitale dhe duket se kërkon vazhdimisht ndërmjet pikselave për ndërlidhjet e cikleve të saj të reja kërkimore. Jon Azizaj, përmes teknikave të fotografisë digjitale, shpreh lëvizjen joshëse dhe dinamike të dritës që transformohet në një forcë iluzore dhe që ndriçon me shkëlqim, por që në fund venitet. Ky transformim luan me ndjesinë e perceptimit të shikuesit. Video-arti e Pediona Dautaj paraqet një rrjedhë të vazhdueshme sekuencash në formën e një karuseli, pa një origjinë ose destinacion të qartë. Fluiditeti i punës së saj inkurajon shikuesit të humbasin veten në sferat udhëheqëse të mendimeve të artistes. Në këtë kontekst, këta tre artistë bashkojnë kolektivisht botën digjitale me botën universale të brendshme, duke ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse që rezonon si një tërësi unike.
Imazhi: Jon Azizaj, Forgotten, 2024
Category:
Date:
November 9, 2024