Live Edges

Presented by BAZAMENT @bazamentartspace & Lorena Stamo @lorena_godel_stamo
Artist: Marco Campardo @marco_campardo
Curator Luca Lo Pinto @lucalopintoo

📅 30 November
🕗 20:00
📍 Bazament Art Space
Bazament Art Space will remain open for the whole duration of TAWE

Marco Campardo doesn’t create designs entirely from zero. Instead, he finds inspiration in various elements that shape a project, often drawn either to the selection of specific materials or identifying innovative solutions in response to the constraints of individual projects. His approach emphasizes a thoughtful exploration of existing resources and a keen awareness of how to navigate the limitations inherent in each design.

This exhibition in Tirana is almost a manifesto of this attitude and is a further development of a research around making design and reflecting on its possibilities today. “Live edges” is a constellation of different pieces all designed for the occasion. A bench, a console table, two stools, three shelves and a plinth, a coffee table (all in wood) and three mirrors. The shapes are inspired by a childhood game in which you draw with a thick marker keeping the lines parallel and the same distances. The title of the exhibition is an ironic hack on the so-called “live edge” meaning the unfinished edge in woodworking.

Image:  Photo by Marco Campardo, 2024

 


🇦🇱

Live Edges
Prezantuar nga BAZAMENT @bazamentartspace & Lorena Stamo @lorena_godel_stamo
Artist: Marco Campardo @marco_campardo
Kurator: Luca Lo Pinto @lucalopintoo

📅 30 Nëntor
🕗 20:00
📍 Bazament Art Space
Bazament Art Space do të jetë hapur gjatë orarit të Tirana Art Weekend.

 

Marco Campardo nuk krijon dizajne plotësisht nga zero. Përkundrazi, ai gjen frymëzim në elemente të ndryshme që formësojnë një projekt, shpesh i tërhequr nga përzgjedhja e materialeve specifike ose nga gjetja e zgjidhjeve inovative si rezultat i kufizimeve që has në projektet individuale. Qasja e tij thekson një eksplorim të kujdesshëm të burimeve ekzistuese dhe një ndërgjegjësim të mprehtë për mënyrën e navigimit në kufizimet e natyrshme të çdo dizajni.

Kjo ekspozitë në Tiranë është pothuajse një manifest i kësaj qasjeje dhe një zhvillim i kërkimit rreth krijimit të dizajnit dhe reflektimit mbi mundësitë e tij sot. “Live edges” është një konstelacion copëzash të ndryshme, të gjitha të dizajnuara për këtë ekspozitë. Një stol, një tavolinë konsolë, dy tabure, tre rafte dhe një bazament, një tavolinë kafeje (të gjitha prej druri) dhe tre pasqyra. Format janë frymëzuar nga një lojë fëmijërie që konsistonte në vizatimin me një lapustil të trashë duke ruajtur vijat paralele me të njëjtën distancë. Titulli i ekspozitës është një lojë ironike me termin “live edge”, që nënkupton skajin e papërfunduar në përpunimin e drurit.

Imazh: Foto nga Marco Campardo

 

Date: